“Avenida 9 de Julio” në Buenos Aires, Argjentinë, mban rekordin Guinness për avenuenë më të gjerë në botë, afërsisht 140 metra. Ajo përmban gjithsej 16 korsi, kështu që kalimi nga njëra anë në tjetrën është mjaft e vështirë.
Historia e “Avenida 9 de Julio”mund të kwrkohet në ditët e lavdisë së kryeqytetit argjentinas.
Buenos Aires u quajt “Parisi i Amerikës së Jugut”, kështu që autoritetet lokale vendosën ta çimentonin atë reputacion duke ndërtuar një pjesë monumentale të infrastrukturës të frymëzuar nga Champs Elysee e Parisit.
Nuk mjaftonte vetëm një kopje e thjeshtë, ata donin diçka më të madhe, më mbresëlënëse, kështu që vendosën pwr një autostradë urbane që kalonte nga qendra e qytetit që tw ishte sa dyfishi i gjerësisw sw rrugës së famshme franceze.
Ishte një projekt kolosal që mori gati gjysmë shekulli për të përfunduar, por në vitin 1980, “Avenida 9 de Julio” u përfundua më në fund. Ajo ende mban rekordin për ‘rrugën më të gjerë në botë’.
Krijimi i hapësirës së mjaftueshme për një rrugë më të gjerë se çdo tjetër në qendër të një metropoli ishte në vetvete një sfidë e jashtëzakonshme që rezultoi në prishjen e 60,000 metrave katrorë të pasurive të paluajtshme urbane dhe shpërnguljen e mijëra banorëve vetëm për të përfunduar seksionin e parë të saj.