Nga Korça gjendet e mbytur në Fierzë/ Identifikohet vajza e pajetë në liqen - Today News

Nga Korça gjendet e mbytur në Fierzë/ Identifikohet vajza e pajetë në liqen

Ditën e djeshme, një trup i pajetë u gjet në liqenin e Fierzës. Policia njoftoi se viktima nuk ishte identifikuar, por se mendohej të ishte një grua rreth 33-vjeçe, ndërsa nuk iu gjetën shenja dhune në trup.

Policia ka njoftuar sot se viktima është identifikuar, si shtetasja me inicialet E. A., 30-vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.