Me golin ndaj Skocisë, Shaqiri thyen rekordin e Ronaldos - Today News

Me golin ndaj Skocisë, Shaqiri thyen rekordin e Ronaldos

Mesfushori shqiptar i kombëtares Zviceriane, Xherdan Shaqiri zyrtarisht bëhet lojtari i parë në futboll që ka shënuar në 3 Europianët e 3 Botërorët e fundit.

Goli që shënoi mbrëmjen e sotme ndaj Skocisë, e bëri ish-futbollistin e Liverpool që të “mposhtë” Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka shënuar në pesë turnetë e fundit, por nuk ka mundur ta gjejë rrjetën në fitoren e Portugalisë ndaj Republikës Çeke të martën.

Kujtojmë se kombëtarja e Shaqirit, Zvicra e ka nisur mbarë Euro 2024, me një fitore bindëse 3 me 1 ndaj Hungarisë, ndërkohë që Skocia pësoi plot 5 gola prej gjermanëve.