Tmerr/ Rrufeja ‘godet’ këtë shtet, humbin jetën 38 persona
Në veri të Indisë, në shtetin Uttar Pradesh, 38 persona humbën jetën nga rrufeja gjatë një stuhie të mërkurën. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në pjesën veriperëndimore të vendit, në Pratapgarh, ku vdiqën 11 persona. Shumica e viktimave u goditën nga rrufeja gjatë punës në fermë ose peshkimit.