Dhunonte sistematikisht prindërit e tij, e pëson keq 26-vjeçar - Today News

Dhunonte sistematikisht prindërit e tij, e pëson keq 26-vjeçar

Arrestohet në Malësi të Madhe 26-vjeçari E.M. Mësohet se 26-vjeçari ka dhunuar disa herë prindërit e tij.

Gjithashtu mësohet se është proceduar penalisht 27-vjeçarja R.Zh pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.