Gjysma e Istogut mbetet pa ujë - Today News

Gjysma e Istogut mbetet pa ujë

ompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar se gjysma e qytetit të Istogut dhe disa fshatra përreth do të mbeten pa furnizim me ujë.

Si arsye dha një prishje në pompat kryesore.

Për shkak të avarisë në pompat kryesore, ujë të pijshëm kanë mbetur edhe Burgu i Dubravës dhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës.

“Për shkak të avarisë në pompat kryesore dhe në Gypin DN 315, pa furnizim me ujë kanë mbetur: Istogu pjesa perëndimore, Dubrava, Veriqi, Dushkaja, Kovraga, Burgu i Dubravës dhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës”, kanë shkruar Hidrodrini.