Heroi i Anglisë, Bellingham: Serbia na vuri në vështirësi, ja sekreti i formës time - Today News

Heroi i Anglisë, Bellingham: Serbia na vuri në vështirësi, ja sekreti i formës time

Ylli i Anglisë në suksesin kundër Serbisë ka qenë Xhud Bellingham me golin e tij.

Duke folur pas takimit, mesfushori ka nënvizuar faktin se ballkanasit kanë qenë një kockë e fortë për Anglinë.

“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, sepse Serbia ka treguar se di të luajë mjaft mirë futboll. Ka qenë një skuadër fizike, robuste.

Nuk është se nuk e prisnim, por ne ndoshta duhej të kishim bërë më mirë.

Sekreti i Bellingamit? Nuk ka ndonjë të veçantë.

Nëse mund të quhet e veçantë është fakti se rrethohem nga miq.

Nuk jam vetëm, kam njerëz të mrekullueshëm që më mbështesin”, tha ai.