I bënë pritë sapo doli nga puna/ Qëllohet me thikë shqiptari në Itali - Today News

I bënë pritë sapo doli nga puna/ Qëllohet me thikë shqiptari në Itali

Një 34-vjeçar shqiptarë është plagosur me thikë në Itali, duke përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në provincën e Teramos, ku i riu shqiptarë është goditur nga një italian me thikë, sapo kishte dalë nga puna. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa mediat italiane bëjnë të ditur se policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja.

Menjëherë pas njoftimit autoritetet italiane kanë shkuar në vendngjarje duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë. Ndërsa shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionut dhe i është nënshtruar një operacioni.