“Lamtumirë”/ Noizy paralajmëron hitin e radhës, ja me kë do të jetë bashkëpunimi - Today News

“Lamtumirë”/ Noizy paralajmëron hitin e radhës, ja me kë do të jetë bashkëpunimi

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy kohët e fundit ka qënë në qëndër të shtypit rozë.

Në prag të prezantimit të albumit të ri Noizy ka vendosur të publikojë pak nga pak këngët e reja.

Pak ditë më parë në instagramin e tij u publikuan disa imazhe krahë këngëtares Era Istrefi çka duket se një këngë e re në bashkëpunim me bukuroshen po vjen.

Gjatë ditës së sotme në profilin e reperit në “Instagram” është publikuar një video ku mbi të shkruhen disa fjalë çka kuptohet se është pjesëz e shkëputur nga një projekt i ri i cili ende nuk është publikuar. Nën video reperi ka shkruar “Lamtumirë ft? Mesaduket kemi të bëjmë me një bashkëpunim të ri. Nuk dihet nëse është kënga me Era Istrefin apo ndonjë surprizë tjetër teksa na ndajnë një javë nga megakoncerti Alpha Show-3.