‘Miss Universe Albania 2024’ flet për tradhtinë e ish-partnerit dhe lajmet e romancës me Butrint Imerin - Today News

‘Miss Universe Albania 2024’ flet për tradhtinë e ish-partnerit dhe lajmet e romancës me Butrint Imerin

Françeska Rustemi, e cila vetëm pak ditë më parë u shpall “Miss Universe Albania 2024”, është përfolur për një romancë me këngëtarin Butrint Imeri.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ishte e ftuar në “Top Arena”, ku i hodhi poshtë lajmet e lidhjes me Butrintin, duke thënë se mes saj dhe artistit ka vetëm miqësi.

“Marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Jemi shokë”, tha Françeska. Më tej, ajo rrëfeu se raporti i saj i mëparshëm romantik ka përfunduar për shkak të tradhtisë nga ish-partneri, por mohoi lajmet se ai ka qenë futbollist.