Serbët tremben nga tifozët shqiptarë: Mund të na provokojnë në ndeshjen me Anglinë - Today News

Serbët tremben nga tifozët shqiptarë: Mund të na provokojnë në ndeshjen me Anglinë

Ende pa nisur zyrtarisht kampionati Europian 2024, shqiptarët po pushtojnë faqet kryesore të mediave ndërkombëtare për tifozërinë dhe gatishmërinë për të mbështetur Kombëtaren.

Shqipëria do të luajë në Dortmund, Hamburg dhe Dusseldorf kundër Italisë (e shtunë ora 21:00), Kroacisë dhe Spanjës në EURO 2024 dhe mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, si dhe një numër i madh njerëzish nga Shqipëria dhe diaspora kanë mbërritur në qytetet gjermane për kampionatin.

Por serbët duket se i tremben tifozëve shqiptarë dhe kanë nisur që të shkruajnë që tani për ta.

“Blic.rs” në një artikull për shqiptarët në Euro2024 dhe numrit të madh të tifozëve në Gjermani, ka shkruar për incidentet që mund të ndodhin me tifozët serbë.

Sipas tyre tifozët kuqezinj do të qëndrojnë në të gjithë Gjermaninë, jo vetëm në qytetet ku luan kombëtarja shqiptare, por edhe në Gelsenkirchen, ku kombëtarja serbe luan kundër Anglisë të dielën për të bërë bujë e krijuar kaos.

“Blic.rs” shkruan se në Augsburg, ku ka selinë kombëtarja serbe kanë ndodhur dy incidente pasi tifozët shqiptarë tentuan të provokojnë dikë nga delegacioni serb.

Të enjten, në hotelin “Maximilian”, ku ndodhet ekipi serb i futbollit, kanë hyrë me kapele me simbole shqiptare, një djalë dhe një vajzë, por sigurimi i FSS-së reagoi me shpejtësi.

Për ndeshjen kundër Italisë, 50,000 shqiptarë pritet të pushtojnë stadiumin e Borussia dhe deri më tani kjo është shifra më e lartë e tifozëve përveç atyre vendas.