Sherr mes dy vëllezërve në Klos, në pranga njëri prej tyre, i sekuestrohet një armë zjarri - Today News

Sherr mes dy vëllezërve në Klos, në pranga njëri prej tyre, i sekuestrohet një armë zjarri

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Gurrë e Vogël në Klos.

Dy vëllezër janë konfliktuar verbalisht me njëri tjetrin, por ndërhyrja në kohë ka bërë që përplasja mes tyre të parandalohet nga ana e autoriteteve.

Për këtë rast është arrestuar në flagrancë njëri prej vëllezërve.

Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë.