Shtratin “e ndaj” me Luana Vjollcën/ Habit me deklaratën e saj stilistja e njohur - Today News

Shtratin “e ndaj” me Luana Vjollcën/ Habit me deklaratën e saj stilistja e njohur

Blerina Kllokoqi Rugova është stilistja e njohur nga Kosova që kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur.

E ftuar në një intervistë në “Robi plaket kur don vet” për të folur rreth koleksionit të saj të ri dhe modës, ajo s’mund të qëndronte larg pyetjeve për botën e showbiz-it. Blerina ka marrëdhënie të afërta me shumë të famshëm, por në rrjetet sociale ka spikatur shpesh miqësia e ngushtë me Luana Vjollcën. E pyetur për raportin me moderatoren, Blerina tha “edhe shtratin e ndaj me të”, ndërsa nisi të tregonte edhe historinë e fillimit të miqësisë së bukur mes tyre.
Rugova: Unë e Luana që prej 7-8 vjetësh jemi si motra. E di si? Nga kliente kemi filluar dhe kemi krijuar një shoqëri aq të pastër dhe të mirë dhe sa herë vjen ajo në Prishtinë jam i vetmi person që telefonon, i ka raportet shumë të afërta me mua kështu që jam me të tërë kohën ose kur shkoj unë në Tiranë, ajo tërë kohën rri me mua. Është një shoqëri e pastër, e mirë, pa interes, pa nevojë, është e paqtë.
-A të ka mbetur hatri ndonjëherë kur ka bashkëpunuar me dikë tjetër?
Blerina Rugova: Kurrë nuk më ka mbetur hatri. Edhe vajza ime mund të veshë produktet e dikujt tjetër se stili ta imponon, nuk mbaj kurrë inat dhe s’është logjike. Kemi raporte shumë të mira dhe të shëndosha. Është nga ato shoqëritë që edhe sikur të jem unë shumë e ngarkuar apo ajo, të paktën një mesazh e shkruajmë që a je mirë, a ka diçka të re.

Shtratin “e ndaj” me Luana Vjollcën/ Habit me deklaratën e