Stresi reagon pas komentit ironik për Don Xhonin: Unë nuk i hedh kunja askujt se ia... - Today News

Stresi reagon pas komentit ironik për Don Xhonin: Unë nuk i hedh kunja askujt se ia…

Stresi ka bërë një tjetër koment, pas atij që u cilësua si një thumb ndaj kolegut të tij, Don Xhonit.

Në një postim në Instagram-in e Prive, ku shtrohej pyetja nëse Stresi i bëri ‘diss’ reperit tjetër, Stresi komentoi duke u shprehur:

“Unë nuk i hedh kunja askujt sepse ua them në sy. Thashë në kuptimin që s’ka ç’bën një reperi live në atë eveniment botëror. Thashë “t’ju sjell dhe gjyshen në kuptimin figurative”. S’kam gjë me të, as nuk kam pasur. I uroj suksese në karrierë”.

Më tej, përforcoi mendimin se Ylli Limani është personi i duhur që do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në Eurovision 2025.

Stresi reagon pas komentit ironik për Don Xhonin: Unë nuk i hedh kunja

Reagimi i tij vjen pasi reperi sugjeroi edhe më parë që Ylli Limani të jetë përfaqësues i Kosovës në garë, duke qenë se u bë një kërkesë Transmetuesi publik i Kosovës për t’u bërë pjesë e “Eurovision 2025”.

Një person komentoi dhe sugjeroi Don Xhonin, ndërsa Stresi ia ktheu: “Po si jo, edhe gjyshja ime, po të doni jua sjell se e ka zërin shumë karakteristik”, shoqëruar me disa emoji që qeshin me lot.

Stresi dhe Don Xhon më parë kanë pasur një marrëdhënie të mirë, madje është përfolur edhe për një bashkëpunim mes tyre, por më pas, reperët e hoqën njëri-tjetrin nga Instagram-i.