Tayna sërish në telashe/ Çfarë e ka detyruar këngëtaren të heq dorë nga ‘Alba Festival’ - Today News

Tayna sërish në telashe/ Çfarë e ka detyruar këngëtaren të heq dorë nga ‘Alba Festival’

Artistja e njohur e muzikës shqiptare Tayna po përballet me probleme të vazhdueshme me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykolli, të cilat tashmë duket se po ndikojnë edhe në pjesmarrjen e saj të planifikuar në Festivalin Alba.

Tayna ka njoftuar në rrjetet sociale se pjesëmarrja e saj në festival është anuluar, duke përmendur rrethana jashtë kontrollit të saj.

“Pjesëmarrja ime në “Alba Festival” aulohet. U kërkoj falje fansave të mi, por nuk ishte në dorën time”, shkruan Tayna, duke shprehur keqardhje për situatën.

Anulimi vjen pas trazirave të fundit që përfshijnë projektin e saj më të ri muzikor. Ky projekt u bllokua në YouTube nga ish-menaxheri i saj, e më pas u fshi nga platforma.

Sa i përket përplasjes me Rinorin, Tayna ka treguar se ka në plan ta trajtojë këtë çështje me rrugë ligjore.

Tayna sërish në telashe/ Çfarë e ka detyruar